Glob Tour Elbasan

The Easy Way to Get Away

💥💥 Zakynthos, 8 dite 💥💥
🚌 Transport i perfshire
💦 All Inclusive & Mengjes + Darke

🏖 20-27 Korrik 🔹🔹 340 euro personi
🏖 27 Korrik - 03 Gusht 🔹🔹 430 euro personi
🏖 03 - 10 Gusht 🔹🔹 466 euro personi
🏖 10 - 17 Gusht 🔹🔹 500 euro personi
🏖 17 - 24 Gusht 🔹🔹 410 euro personi

Hotelet sipas zgjedhjes:
- Village Inn 3*
- Zante Village 3*
- Letsos Hotel 3*
- Alexander Hotel 3*
- Filoxenia Hotel 4*
- Majestic & Spa 4*

Pershendetje te dashur miq!
✨Per te ndjekur Ofertat me te fundit ose per cdo pyetje qe mund te keni mund te na shkruani tek Faqja jone e re ne Instagram:
globtour_elbasan
me logon si ne foton bashkengjitur ketij postimi.

‼️ Ju njoftojme qe faqja jone e vjeter e instagramit eshte vjedhur para disa ditesh.
Ne qofte se ju kontaktojne apo merrni ndonje njoftim nga ajo faqje, nuk jemi ne.
⚠️ Ju lutemi gjithashtu qe t'i beni Dislike faqes qe tashme mban emrin Kathleen86500tm.

Ju falenderojme per mirekuptimin!
Stafi Glob Tour Elbasan

💦 Salento-Puglia 💦 6 dite, 371 euro
Nisje me 17 Korrik .

🔸🔹 Ne pagese perfshihen:
- Udhetimi me Traget Durres-Bari-Durres (Kabina 2-she, Dush, Tualet)
- Nisja nga Durres: 22.00 (dt. 17 Korrik). Mberritja ne Bari: 08.00 ( dt. 18 Korrik)
- Nisja nga Bari: 22.00 (22 Korrik). Mberritja ne Durres: 08.00 (23 Korrik)
- 4 Nete ne Hotel 4* Mengjesi i perfshire.
- Transfertat dhe ekskursionet me autobus
- Shoqerues nga agjensia gjate 5 Diteve.
- Plazh ne plazhet me te bukura te Salentos

👦 Femija deri 6 Vjec: Paguan 350 eur

🔸🔸 Dita 1: Nisja nga Tirana: 18.15. Mberritja ne Portin e Durresit. Nisja e tragetit ne 22.00.

🔹🔹 Dita 2: Mberritja ne Bari ne 08.00 : Marrja e bagazheve
Vizite ne Alberobello per rreth 2 ore ne fshatin mesjetar me shtepi prej guri dhe cati ne form koni. Transferte me autobus ne Hotel ne Galatina. Marrja e dhomave, kohe e lire ne pishinen e hotelit. Ne 19:00: Vizite ne qender te qytetit te Galatines,1,5 km larg hotelit.
Darka e lire ose e organizuar ne nje nga pizzerite e famshme te Galatines, Zona Franca Birreria-Pizzeria.

🔸🔸 Dita 3: Ne 09:00, pas mengjesit, vajtje ne plazhin: Baia Verde.
Dreka e lire ne plazh. Kthmi ne hotel me autobus ne 15.00.
Mbas dreke kohe e lire per te shijuar pishinen e hotelit. Ne 18:30: Ekskursion me autobus dhe Guide: LECCE 28 km. Darka ne Lecce,e lire ose e organizuar. Lecce ofron shume opsione duke qene nje qytet plot gjalleri. Kthmi ne Hotel ne 23.30.

🔹🔹 Dita 4: Pas mengjesit nisja me autobus ne Otranto. Dite e plote plazh dhe vizite e qytetit ne Otranto. 30 km. Dreka ne Otranto. Mbasdite kthimi ne hotel. Ne 19:00: Ekskursion me autobus dhe Guide: Qyteti i vjeter Gallipoli 20 km. Darka ne Galipoli. Kthmi ne Hotel ne 23.00.

🔸🔸 Dita 5: Pas mengjesit ,nisje per plazh ne piken me fundore te Pulias, Santa Maria di Leuca. Plazh ne Pesscoluse: Dreka e lire ose e organizuar ne nje nga tavernat. Pas drekes vajtje me autobus ne qender te Leuces. Ekskursion me skaf te vogel( me pagese shtese) per te vizituar Shpellat e Leuces. Mbasdite kthimi ne hotel. Vizite dhe darke ne nje nga fshatrat e Galantines, rreth 15 km si, Corigliano d' Otranto, Maglie ose Otranto. Do keni mundesi te provoni akulloret me te mira te kompanise Martinucci ne Puglia. Kthimi ne hotel ne 23:30.

🔹🔸 Dita 6: Ne 09:00, pas mengjesit dhe check out nga hoteli, vajtje ne plazhin: Baia Verde. Dreka e lire ne plazh. Kthmi ne hotel per te marr bagazhet ne 15.00. Rreth ores 16:30 nisja drejt Portit te Barit. Rruges ndalese ne nje Qender Tregtare ne dalje te Lecces. Nisja nga Bari: 23.00.

🔹🔹 Dita 7: Mberritja ne Durres: 08.00. Transferte me autobus per Tirane, perfundimi i udhetimit.

⚠️ E Rendesishme: Secili Pasagjer duhet te kontrolloje vlefshmerine e Pasaportes personale, e cila per vendet shengen duhet te jete 3 muaj e vlefshme nga data e mbarimit te udhetimit. Eshte pergjegjesia e personit qe udheton ta kontrolloje pasaporten e tij/saj. AGJENSIA nuk mban asnje pergjegjesi ne se ky afat ka skaduar dhe personi nuk lejohet te udhetoje.

💦🏖 Swandor Topkapi Palace 5*, Lara 🏖💦
🤩 7 dite te plota - 650 euro personi
✈️ Nisje me 28 Qershor
Nxitonii 🏃‍♀️🏃‍♂️

💦 Napoli dhe Bregu i Amalfit, 6 dite, 370 euro 💦
🚌 Nisje me 10 Korrik.

🔹🔹 Ne pagese perfshihet:
1. Udhëtimi me traget vajtje-ardhje Durrës -Bari.
2. Transfertat dhe ekskursionet me autobus
3. Akomodim në Kabinë të Brendshme 2-she në Traget (me tualet) ne vajtje dhe ne kthim.
4. Akomodim 2 Nete ne Napoli + 2 Nete ne Salerno
5. Shetitja me anije ne Pozitano
6. Mëngjeset në Hotele.
7. Guide dhe shoqerues nga agjensia.

🔸🔸 Dita 1: Nisja nga Tirana ne 19.00 me autobuz. Mberritja ne Portin e Durresit. Nisja me traget nga Durrësi në orën 22.00 drejt Barit.

🔹🔹 Dita 2: Mberritja në Bari në orën 08.00. Nisja për në Napoli me autobus. Sistemimi në Hotel. Në Napoli vizitohen monumentet kryesore të qytetit, si: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo. Kthimi në hotel mbasdite vone.. Ne darke shetitje dhe darke e lire ne qytet per te shijuar picat e famshme napoletane.
Akomodimi ne Napoli.

🔸🔸 Dita 3: Mëngjes në hotel. Nisja me autobus për në Sorrento.
Shëtitje në Këmbë në Sorrento, qyteti i vjeter.
Nisja me traget për në Ishullin Kapri. (Pagese Shtese 50 Eur) Shetitje me autobus nga porti në Anacapri dhe Capri, ku do vizitojme Villa San Michele, do ngjitemi në Monte Solaro etj. Kohe lire per dreke, plazh etj. Transferte nga Capri në port.
Kthimi me traget në Sorrento. Vazhdimi i rruges ne Napoli. Darka e lire. Fjetja ne Napoli.

🔹🔹 Dita 4: Me 08.30 Pas mengjesit nisja me autobus për në Positano, Shëtitje në këmbë në Positano, ku vizitohen: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti. Kohe e lire per plazh, dreke etj. reth ores 13.00 shetitje me anije Pozitano - Amalfi. Plazh dhe kohe e lire ne Amalfi. Mbasdite nisja drejt Salernos.
Fjetja ne Salerno. Darka e lire.

🔸🔸 Dita 5: Pas mengjesit, plazh ne Salerno. Dreka e lire. Mbasdite vizite ne qytetin bregdetar te Salernos. Fjetja ne Salerno.

🔹🔹 Dita 6: Pas mengjesit plazh ne Salerno. reth ores 14.00 nisja drejt portit te Barit. Ndalese ne qendren tregtare ne unazen e Barit. Me 22.00 nisja me traget nga Bari ne drejtim te Durresit.

🔸🔸 Dita 7: Mberritja ne portin e Durresit. Transferta me autobus ne Tirane.

⚠️ Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Anija dhe ekskursioni ne Capri 50 eur/person
2. Taksa Turistike 2.5 euro/person/nate. (paguhet ne hotele individualisht)
3. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

⚠️ E Rendesishme: Secili Pasagjer duhet te kontrolloje vlefshmerine e Pasaportes personale, e cila per vendet shengen duhet te jete 3 muaj e vlefshme nga data e mbarimit te udhetimit. Eshte pergjegjesia e personit qe udheton ta kontrolloje pasaporten e tij/saj. AGJENSIA nuk mban asnje pergjegjesi ne se ky afat ka skaduar dhe personi nuk lejohet te udhetoje.

🕌🕌 Stamboll dhe Selanik 🕌🕌 99 euro
🔹 Nisje me 27 Qershor - 4 dite
🔸 Data te tjera: 4, 11, 18 dhe 25 Korrik

😊 Të përfshira në cmim:
1. Udhëtimi me autobus
2. Akomodim Hotel 4* / 3 Nete
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

💥 Dita 1: Nisja nga Tirana ne oren 01:00 ne drejtim te pikes kufitare te Kapshtices. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Pas kryerjes se formaliteteve kufitare nisemi ne drejtim te Selanikut. Ndalesa gjate rruges per pushime dhe konsumin e drekes , vazhdojme udhetimin drejt Stambollit. Akomodimi ne hotel pasdite.

💥 Dita 2: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisim turin e vizitave ne Stamboll dhe i drejtohemi pikave me te bukura te ketij qyteti nga Hipodromi, Xhamia Blu , Kisha e Shen Sofise me madheshtoria ne boten Ortodokse, cisterna e vjeter e Kostandinopojes, Sarajet e Sulltanit. Kohe e lire ne Grand Baazar. Akomodimi ne hotel ne Stamboll.

💥 Dita 3: Mengjesi ne hotel. Nisim turin e vizitave ne akuariumin e Stambollit, Muzeu Historik Panorama 1453 , shetitje me anije ne Bosfor, vizite ne Kodren e te Dashuruarve duke kaluar ne dy Kontinentet Europe dhe Azi nepermjet Ures se Bosforit.Darka nen sugjerim e guides ne lokalet me harem ose Turkish Show.

💥 Dita 4: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisja drejt Selanikut. Vizite qytetit te Selanikut Kulla e Bardhe, Sheshi Aristoteli. Nisja drejt Tiranes. Ndalesa te shkurtra gjate rruges . Mberritja ne Tirane .

💙💙 Amara Dolce Vita Luxury 5*, Kemer .
💥 1050 euro - 6 nete, 7 dite
✈️ Nisje me 17 Korrik
Nxitoniiiii 🏃‍♂️🏃‍♂️

🤩 Rezervonii tani dhe perfitoni nga SuperOfertaa 🤩
💦 Armas Prestige, Antalya 💦
😍😍 399 euro personi 😍😍
✈️ Nisje më 29 Qershor, 01 dhe 02 Korrik
Nxitoniii 🏃‍♀️🏃‍♂️

🏖🏖 NoxInn Deluxe 🏖🏖
🤩 589 euro personi, 6 netë/7 ditë te plota
✈ Nisje me 29 Qershor
Nxitonii 🏃‍♂️🏃‍♀️

Vjeshtë në Dubai 🥰 5 Ditë , 599 euro
✈️ Nisja më 26 Shtator.

🏵 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
• Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai.
• Mëngjezet në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 79 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale.

☺️ Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi Shkup - Dubai. Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Nisja nga Shkupi në orën 13.35, Mbrritja në Dubai në orën 20.35. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

😊 Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.

(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

☺️ Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.

(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

😊 Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.
Fjetje në Hotel.
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame (nga Anglishtja Korniza e Dubait) Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.

☺️ Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi Dubai - Shkup. Nisja nga Dubai në orën 09.10. Mbrritja në Shkup në orën 12.45. Nisja nga Shkupi me Autobus për në Tiranë. Mbrritja ne Tirane.

⚠️ Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €79
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €37
3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €52
4. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47
5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47
*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.

🏖🏖 IBEROSTAR 4* 🏖🏖 BUDVA
🤩🤩 8 Dite Pushime All Inclusive

⛱ ⛱ Nisje me 29 Qershor - 15 Korrik - 639 euro personi
👉 Femija 1: Mosha 2 - 14.9 Vjec 10 euro / Nata
👉 Femija 2: Mosha 2 - 14.9 Vjec 60 euro / Nata

💦 Të përfshira në cmim:
- Akomodimi 7 Nete / 8 Dite
- All Inclusive (mengjes, dreke, darke, pije)
- Perdorimi falas i Pishinave
- Miniclub per femijet + Muzike & Animacion
- Parkim Falas & Wi-Fi

💥 BUDVA – KOTORR – ULQIN 💥 2 DITE, 45 EURO
💦 VIZITOHEN: BUDVA - KOTORR - ULQIN - PERAST - ADA BOJANA
➡️ Nisje me 29 Qershor

🔹🔹 NE CMIM PERFSHIHET
* TRANSPORTI ME AUTOBUS KOMFORT
* AKOMODIMI NE HOTEL 4* NE ULQIN
* MENGJESI + DARKA
* SHOQERUES GJATE GJITHE UDHETIMIT

😊 Dita e pare: Nisja nga Tirana ne oren 06:00 (Nisja nga Durresi ne oren 05:00) . Ndalese ne piken doganore Muriqan per kryerjen e procedurave doganore. Pas doganes ndalojme per te konsumuar mengjesin. Pas mengjesit ndalese panoramike ne Shen Stefan. Nisemi drejt qytetit te Kotorit ku do te viziojme Qytetin e Vjeter, Portin e Jahteve. Ndalesa e radhes do te jete ne qytetin e Budves. Ne Budva do te vizitojme Kercimtaren e Budves, Qytetin e Vjeter, Citadelen, Portin e Jahteve. Pas vizitave nisemi drejt Ulqinit. Akomodimi ne hotel ne Ulqin. Darka ne Hotel.

😊 Dita e dyte: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit vizite ne Ulqin, ku do te vizitojme Kalane e Ulqinit, Kullen e Balshajve, shetitoren ne Plazh te vogel.Vazhdimi i udhetimit per ne Ada Bojana ,gryke derdhjen e lumit Buna . .Konsumimi i drekes Mberritja ne Tirane & Durres rreth oren 20:00. Fundi i sherbimit tone.

⚠️ NE CMIM NUK PERFSHIHET
* SIGURACIONI I JETES NE UDHETIM
* 2. HYRJET NË MONUMENTE DHE MUZEUME. (CITADELA BUDVA 2.5 EURO, SHETITJE ME ANIJE KOTOR 5 EURO)

🏵️Verë në Shtutgart, 🏵️Strasburg, 🏵️Zyrih
😉Nisja 4 Gusht , 7 dite -🚌 299 euro

💶Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
1. - Vizitat: Zagreb, Ljubljanë, Mynih, Shtutgart, Karlsruhe, Baden - Baden, Strasburg, Colmar dhe Mulhouse, Bazel, Zyrih, Liechtenstein, Innsbruck.
2. - Fjetje në Zagreb 1 natë, Mynih 1 natë, Shtutgart 1 natë, Strasburg 1 natë, Bazel - Zyrih 1 natë dhe Trieste - Kozina 1 natë.
3. - Udhëtimi me Autobus,
4. - Mëngjeset në Hotele,
5. - Shëtitjet dhe Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit.

👍Dita e Parë : Nisja në orën 01:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdimi i udhetimit për në Zagreb. Gjatë pasdites mbërritje në Zagreb. Guidë e shkurtër e Zagrebit. Sistemimi në Hotel.

👍Dita e Dytë :Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët për në Ljubljanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubljanë për rreth 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij: Sheshi Presheren, kisha katolike e Anunciatës, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven dhe Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikolles. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Mbërritja në Salzburg. Vizitë e shkurtër për 1h 30' në Salzburg ku do të shikohen: shtëpia ku është lindur dhe rritur kompozitori i famshëm austriak Mozart, Opera e qytetit të Salzburgut, Teatri i Marionetave, kalimi mbi lumin Salsa me pamjen nga keshtjella e Hohensalzburgut. Nisja për në Mynih. Mbërritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

👍Dita e Tretë : Mëngjesi në Hotel. Gjatë paradites, vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: shtëpia e birres ose Hofbrauhausi i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz ku ndodhet bashkia e qytetit, Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë. Nisja në oren 12:30 nga Mynih me autobus për në Shtutgart. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Shtutgart. Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes - Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

👍Dita e Katërt : Mëngjesi në hotel. Nisja për në Karlsruhes. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 20 minuta. Vizitohen: Karlsruhe Palace, ish rezidencë e Dukëve të Baden, Marktplatz, sheshi me Piramidën e vjetër, Bashkia e qytetit, me shatervanin dhe statujen e Dukë Ludwig, Kisha Katolike Shën Stefan dhe Sheshi i Të Drejtave Themelore. Nisja për në në Baden - Baden, i ndodhur në brigjet e lumit Oos,i njohur për banjot e tij termale romake. Vizitohen: Bashkia e Qytetit, Monumenti i Otto Von Bismarck, Opera më e madhe në Gjermani Festspielhaus, Kisha Stiftskirche dhe Muzeu Faberge, ku jane koleksionuar rreth 700 vepra arti. Pasdite, Vizitë në Strasburg, qyteti i UNESCO-s, buzë lumit Rin. Vizitohen: Ura e mbuluar Points Couverts, Katedralja Notre Dame, imitim i Katedrales Notre Dame de Paris, Shtëpia tregtare e shekullit 15-të, Maison Kammerzell, Sheshi Guttemberg, Qendra Artizanale e Lagjes Petite France, Xhamia më e madhe në Francë, përuruar më 2012, dhe Gjykata dhe Parlameni Europian. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

👍Dita e Pestë : Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Colmar. Vizitohen: Lagja Krutenau e njohur si Venecia e Vogël, përgjatë kanalit Lauch, Qendra e Qytetit, Bashkia, Kisha Shën Martin, Shtëpa e Gardës së vjetër ushtarake, Shtëpia Adolph e vitit 1350. dhe Maison des Tetes. Vazhdon udhëtimi për në Mulhouse. Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitohen: Bashkia, Place de la Bourse dhe Muzeu i Trenave. Transferimi në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Zyrih. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

👍Dita e Gjashtë : Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Liechtenstein. ku qëndrohet rreth 1 orë. Vazhdon udhëtimi për në Insbruck, ku qëndrohet rreth 2 orë për Shëtitje panoramike. Pas vizitës, Vazhdon udhëtimi për në Trieste. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

👍Dita e Shtatë : Mëngjesi në Hotel. Nisja herët në mengjes nga Trieste për në Shqipëri. Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për të pushuar. Mbërritja në Tiranë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Want your business to be the top-listed Travel Agency in Elbasan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Videos (show all)

✈️ Kompania Ajrore, Albawings Ju uron Gezuar Festat 🎉

Location

Category

Telephone

Address


Lagjja Luigj Gurakuqi
Elbasan
3000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00
Sunday 16:30 - 20:00
Sunday 08:30 - 13:30
Other Travel Agencies in Elbasan (show all)
A.Agency A.Agency
Elbasan
Elbasan, 3001

Marsok Travel Marsok Travel
Lagjia: "Clirimi" Rruga: "Thoma Kalefi" Pallati 15-katesh, Prane Bashkise Elbasan
Elbasan, 3001

Agjensi udhetimesh: -Bileta autobuzi -Bileta trageti -Bileta avioni -Paketa turistike ne te gjithe boten

Elite Travel Lufthansa City Center Elite Travel Lufthansa City Center
Lagja Beqir Dardha Rr 11 Nentori
Elbasan

Travel Agency, Tour Operator, DMC, TMC

Helios “Linje Autobusi Shqiperi Itali” Helios “Linje Autobusi Shqiperi Itali”
Sheshi Tek Namazgjaja
Elbasan, RRUGA FETAH CANKJA

Travel & Tours

METRO Euro-Crazy Holidays . METRO Euro-Crazy Holidays .
11 Nentori
Elbasan, 3001

Mirësevini në faqen zyrtare të facebook LEADERS.TRAVEL Bileta avioni, trageti, autobuzi. Kontakt: 0696838666

Elba Travel Elbasan Elba Travel Elbasan
Rruga Nikolla Puka
Elbasan, 3001

Udhètoni me profesionistè! Linjè autobusi ndèrkombètare.

ELBA Travel ELBA Travel
Rruga Nikolla Puka
Elbasan, 3001

Udhetoni me profesioniste!�����

Perla's Travel & Tours Perla's Travel & Tours
Rr. 11 Nentori, L. Qemal Stafa
Elbasan, 3001

Perla's Travel & Tours Agjensia me e re ne Qytetin e Elbasanit