Info Vlora "Travel Agency" & "Rent a Car"

1-Info Vlora- Agjensi Udhetimi-Makina me qera-Guida Turistike-Siguracione. 2-Info Vlora- Travel Agency-Rent-a-Tourist Guide-Insurances.

Mission: Guida Turistike-Sherbime Turistike

Operating as usual

[07/02/18]   DRIVE ME
Enjoy the drive
RENT A CAR
in Vlora

[09/18/17]   Muzeumet e Vlorës

Në qytetin e Vlorës ndodhen dhe funksionojnë 3 muzeume. Secili prej tyre përfaqëson vlera, problematikë dhe periudha të caktuara në historinë e rrethit. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, Muzeu i Relikeve Historike(Muzeu Historik) dhe Muzeu Etnografik, janë të vendosur në tre godina në pozicione të ndryshme në qytet. Madje, secila prej këtyre godinave përfaqëson dhe mbart në vetvete vlera të caktuara historike e arkitektonike. Gjatë këtij viti, këto tre objekte të rëndësishme janë vizituar nga rreth 12000 qytetarë vendas e të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë kosovarë. Ata i kanë pëlqyer këto muzeume, vecanërisht atë të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ku kanë gjetur edhe pjesë të rëndësishme të historisë së tyre.

Muzeu i Pavarësisë Kombëtare
Është krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar. Prej krijimit e deri në ditët tona, është rritur, plotësuar e konsoliduar si një nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, u shpall Muze Kombëtar. Vetë godina dhe gjithcka ndodhet e ekspozuar në të, përfaqësojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë godinë, janë hedhur themelet e shtetit shqiptar.
Për 6 muaj, aty u vendos dhe funksionoi Qeveria e Ismail Qemalit, që u krijua pas shpalljes së pavarësisë. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, konsiderohet si një objekt muzeal i pëlqyeshëm. Ai përbëhet nga 2 dhoma dhe 2 korridorë. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe, pesha e së cilës i kalon caqet lokale.
Për herë të parë pas shumë dekadash, godina e Muzeut të Pavarësisë u rehabilitua plotësisht në vitin 2002, me rastin e 90 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Me këtë investim, ky objekt mori vlera të tjera dhe u bë më i pëlqyeshëm për vizitorët. Mjediset e tij i vizitojnë cdo ditë, dhjetra qytetarë.
Ai ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit.

Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik)
Ndodhet në qendër të qytetit, në një godinë mjaft të vecantë, e cila më parë ka shërbyer për organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave. Ky muze u krijua në vitin 1962.
Këtu janë ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona. Në këtë muze, vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u përkasin qyteteve të ndryshme antike në rrethin e Vlorës si, Orikut, Amantias, Plocës,
Olimpias(Mavrovë) e më tej, Kioninës(Kaninë). Në mjediset e këtij muzeu ndodhen gjithashtu, objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës. Mes tyre, përfshihen dokumente origjinale për qytetin e Vlorës, armë, sende luftëtarësh të njohur në histori. Në Muzeun Historik, ka një kënd të vecantë ku pasqyrohet kontributi i popullit të rrethit të Vlorës për shpalljen e pavarësisë. Në të ndodhen njëkohësisht edhe 2 pavione të vecanta, që evokojnë Luftën e Vlorës në 1920, si dhe Lëvizjen Demokratike të Qershorit 1924. Në këtë muze, është vendosur edhe arkivoli origjinal ku prehej trupi i patriotit Avni Rustemi, në momentin që u varros e deri në castin kur u zbulua për t’u rivarrosur në të njëjtin vend. Arkivoli me trupin e tij u gjet rastësisht në mesin e viteve ’80-të të shekullit të kaluar, gjatë punimeve për rikonstruksionin e bulevardit Vlorë-Skelë. Gjatë gërmimeve në vendin ku ndodhet sot statuja e Avni Rustemit, punëtorët zbuluan papritur një mjedis të nëndheshëm me të paktën dy kthina, në njerën prej të cilave ndodhej arkivoli me trupin e Avni Rustemit, i ruajtur në një gjendje mjaft të mirë. Më pas ai u rivarros pothuajse në të njëjtin vend, ndërkohë që arkivoli origjinal u vendos në mjediset e Muzeut Historik. Arkivoli, mjaft hermetik dhe i mbuluar nga flamuri kombëtar, është një objekt mjaft i rrallë. Ai është ndërtuar prej plumbi dhe nje pjesë xhami.

Muzeu Etnografi
Është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Kjo godinë është shpallur monument kulture. Muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët dhe në të pasqyrohen të vecantat e traditave të rrethit të Vlorës. Mes tyre, përfshihen traditat më të mira të kulturës materiale, të punuara nga banorë të rrethit të Vlorës, ku vecojnë ato të punimit të metaleve, drurit, veshjeve dhe qëndisjes, peshkimit. Në godinën ku është vendosur Muzeu Etnografik, në vitin 1908 u krijua klubi patriotik “Labëria” me president nderi Ismail Qemal Vlorën. Po ashtu, në vitin 1909 këtu u cel shkolla e parë në gjuhën shqipe për vashat e qytetit, e drejtuar nga patriotja Marigo Posio.

Want your business to be the top-listed Travel Agency in Vlorë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Lagja "Uji Ftohte",Rruga:"Dhimiter Konomi"
Vlorë
+355

General information

Guida Turistike-Agjensi Udhetimi-Bileta Avioni-Bileta Autobuzi-Bileta Trageti-Makina me qera-Siguracione-Qender Informacioni. 2-Tourist Guide-Travel Agency-Airline Tickets-Bus Ticket-Ticket-Ferry-Car Rental-Insurance-Information Center.

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 18:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 18:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 18:00 - 19:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 18:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 17:00
Sunday 18:00 - 19:00
Sunday 08:00 - 17:00
Other Tour Agencies in Vlorë (show all)
Grand Travel & Tours Vlorë Grand Travel & Tours Vlorë
Rruga Sadik Zotaj
Vlorë, 9403

Albania in Catamarano Albania in Catamarano
Vlorë, 9426

Non c'è modo migliore per scoprire l'Albania che navigando in catamarano,percorrendo le coste vergini, le baie nascoste, le isole e pen*sole incontaminate.

Guida turistica in Albania . Guida turistica in Albania .
Rruga Jakov Xoxa
Vlorë, 9404

Guida turistica Albanese e Tour organizer,,che offre pacchetti vacanze in albania per piccoli gruppi con pulmino e con accompagnatore turistico. Tel .+35533609035 Cell.+355676648880 [email protected]

BLACK PEARL Albania BLACK PEARL Albania
Radhime,Vlore,Albania
Vlorë

Black Pearl Albania,kompleksi turistik i vendosur ne Radhime,Vlore,Albania BAR | RESTORANT | HOTEL | UDHETIM ME ANIJE INFO & CONTACT | +355

Çelja e Sezonit Turistik Veror , Vlorë 2010 Çelja e Sezonit Turistik Veror , Vlorë 2010
VLORE
Vlorë, 9401

VLORA ! Cdo gje tjeter mund te harrohet !

Travel Inspiration Travel Inspiration
Ymer Veshi
Vlorë, 9400

Discover Vlora Albania Discover Vlora Albania
Vlorë

Vlora is one of the most beautiful cities of Albania and is right to be proud. Called the "City of the flag,' or ''City with two seas"

ALER BUS TOURS ALER BUS TOURS
Hysen Cino
Vlorë, 9401

AGJENCI TURISTIKE

Travel Club Albania Travel Club Albania
Rruga ' Sadik Zotaj ' Mbas Conadit
Vlorë, 9401

Travel & Tours

Natyr-AL Natyr-AL
ORIKUM- VLORE ALBANIA
Vlorë, 9400

Mbledhje,depozitim dhe eksportim i vajrave te djegur me baz bimore

Ruci Tours Ruci Tours
VLORE PRANE HOTEL SAZANIT
Vlorë

Official page for international bus company Ruci Tours offering itineraries in Albania, Greece & Italy

Vlora Perla E Ballkanit Vlora Perla E Ballkanit
Isa Bolentini
Vlorë

About   Contact   Privacy   FAQ   Login C