Krahina e Suloves per te gjithe gramshiotet

Krahina e Suloves per te gjithe gramshiotet

Nearby travel agencies

Gramshi monument i bukur natyror qe nuk duhet humbur.
Gramshi monument i bukur natyror qe nuk duhet humbur.
GRAMSH-ELBASAN-ALBANIA
KLOBES.shpk
KLOBES.shpk
RRuga hamit dollani
Agjensi Udhetimesh- ABA Travel
Agjensi Udhetimesh- ABA Travel
lagjia Sporti- Kompleksi Selamiu, Gramsh
Taçjatravel
Taçjatravel
shtermen elbasan, Shtërmen

Bravo djemve per fitoren e madhe qe na dhuruat
Na lumturuat te gjitheve
Sa bukur eshte te jesh SHQIPTAR

Marrin arratine fadromat e firmes turke
Moglice-Gramsh
cfar po behet keshtu !!!!!

Krahina e Suloves per te gjithe gramshiotet

Sulov o e bukura sulove,me njerzit e mrekullueshem qe
ke me bujarine tende pa kufi

Urojme te gjithe sulovaret kudo qe te ndodhen,Mish e raki,kenge e valle

Profile Pictures

Krahina e Suloves per te gjithe gramshiotet

KODHEL CALA ky njeri me personalitet te padiskutuar i dashur me njerzit i ben ata per vete me sjelljen e tij bujare.Suksese Kodhel ne rrugen tuaj mbeshtetjen e SULOVES e ke te gjithe

****E vetmja ne zemren time****

sulova e poshteme fshati Qyrkani.

Photos from Krahina e Suloves per te gjithe gramshiotet's post

Devolli plot e perplot

Soulova jone e bukur

Kodhel Cala ky djal i suloves qe ne cdo cep te suloves te pyesesh ndegjon fjalet me te mira 4 here kryetar komune perse jo ta shihnim te kandidonte edhe per kryetar bashkie ky eshte mendimi yne dhe jo i kodhelit ta sqarojme.urime kodhel ne rrugen tuaj te ndershme dhe te bukur

Photos from Krahina e Suloves per te gjithe gramshiotet's post

Profile Pictures

[01/19/15]   Lapidarë të harruar

Në kohën e Zogut Mollasi ishte një krahinari (komunë) më vete. Godina ku rrinte krahinari dhe xhandarët është ende në qendër të fshatit. Tashmë e shndërruar në një shtëpi të thjeshtë banimi, ajo na bën përshtypje me arkitekturën e saj të veçantë. Krejt ngjitur me të lartësohet një lapidari. Ai përkujton dëshmorët e krahinës, por edhe një ngjarje të rëndë që ka ndodhur këtu në verën e 1944. Sulova duket se është përgjakur keq në vitet e trazuara të Luftës. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me një krahinë "korridor" ku kalonin rrugët për në Gramsh, Elbasan, Dumre, Berat, Myzeqe. Pëllumb Gorica, sulovar ka botuar vetëm para pak koësh një libër fort të mirë mbi krahinën e tij. Vetëm disa pasazhe të shkëputura nga ky botim mund të na lejojnë të përfytyrojmë atë kohë kur shqiptarët nisën të vriten mes tyre: "Kadri Musai, ish drejtues partizan: …Dora e zezë e ballit vrau edhe xhandarin Fetah Devolli të postëkomandës së Mollasit, por i lidhur me LANÇL me anë të jevgut hyzmeqar të Rushan beut, kovaçit të fshatit Sherif Kanani. Hakun e tij e mori Batalioni i Myzeqesë duke e pushkatuar sipas ligjeve të luftës". Në marsin e 1944 disa korrierë partizanë, që sapo kishin kapërcyer Devollin në va, u pritën me krisma pushkësh. Njëri prej tyre u plagos. "Për ta rregulluar këtë punë" vjen në Sulovë vetë Mehmet Shehu me 200 partizanë të Brigadës I. Një njeri me influencë, Bexhet Cërriku, mbasi torturohet pushkatohet diku nga krahina e Oparit. La pas gruan shtatëzënë me fëmijën e parë. Kalvari i të birit dhe të shoqës së Bexhetit vazhdoi gjatë, deri në 1990. Disa muaj më vonë, është krahu tjetër që merr hak. Në qershor të 1944, njëzet partizanë që vinin nga Sulova e Sipërme u strehuan në Mollas. Çdo gjë dukej krejt në rregull. Porse papritur ata e panë veten të rrethuar nga një numër i madh kundërshtarësh të ardhur nga Berati. Plas batareja, katër partizanë mbeten të vrarë. Pikërisht për kujtim të tyre është lapidari ngjitur me godinën e vjetër të krahinarisë.
Para se të mbërrijmë në Mollas, kemi hasur në një tjetër lapidar. Në anë të fshatit Selvias, në mes të një fushe të pambjellë, ai i ngjan më shumë një kotësie se sa një objekti që përkujton diçka. Pllakat e tij të rrjepura prej kohësh dergjen mes barit. Sikur të mos ishin miqtë tanë nuk do ta merrnim vesh asnjëherë se përse njerëzia e kishin marrë mundimin të ndërtonin një diçka të tillë. Alushi, që është edhe historian, na tregon se kjo ngrehinë, tashmë e kotë në mes të fushës, ka tentuar tu kujtojë njerëzve se pikërisht këtu është vrarë një figurë shumë e njohur në Elbasan, mësuesi, gazetari, aktivisti, Sali Çeka. Ky ishte treguar shumë aktiv në ngjarjet e trazuar të qershorit 1924. Armik i betuar i Ahmet Zogut ai ishte arrestuar menjëherë sapo ishte vendosur "Legaliteti". Në ditën e parë të shkurtit të 1925 dy xhandarë po e shoqëronin për në vendin e internimit, në Berat. U tha se Saliu tentoi tu shpëtonte xhandarëve dhe ata kishin qenë të detyruar ta vrisnin. Por, si në çdo vrasje ku përzihet politika, e vërteta mbeti gjithnjë e fshehur. Mësuesi Sali Çeka ishte 33 vjeç, kur mbeti i vrarë në këtë anë të Sulovës së Poshtme. Vendi ku u vra quhej dikur "Arrat Binjake". Tani arrat nuk janë më dhe ka shumë gjasë që edhe mbetja e lapidarit të mos jetë më brenda pak kohësh dhe bashkë me të do të nisë të harrohet edhe kujtimi i vrasjeve politike. "Kështu e ka jeta", thotë njëri prej nesh duke kpaërcyer një kanal të vogël për të dalë në xhade.
Nga Mollasi shkojmë në Linas. Ky është një fshat i begatë i vendosur në shpatin e disa kodrave të buta që zbresin pak nga pak drejt luginës së Devollit. Udhëtojmë në një rrugë të gjerë. Ndonëse asfalti mbi të është një gjë e harruar, prapë se prapë është një rrugë e kalueshme lehtësisht edhe për makinat e ulëta. Miqtë tanë na thonë se kjo xhade është hapur në 1960. Atëherë u prit me hare të madhe. Deri asokohe e vetmja rrugë e përdorëshme kishte qenë një shteg shekullor, rrugë karvanesh që lidhte Elbasanin me Beratin.
Emri Linas diç na kujton nga fëmijëria jonë, por ndërsa endemic mes shtëpive të fshatit, e kemi të vështirë ta lidhim emrin e tij me një ngjarje konkrete. Na vjen në ndihmë Alushi. Pasi kemi vizituar edhe shkollën fort të mirë që ai drejton, Alushi na pyet: Mos e keni fjalën për heronjtë e Linasit? I ka rënë pikës. Tani na kujtohet gjithshka. Në fundin e viteve ‘60 Enver Hoxha, ca nga që asokohe e besonte edhe vetë dhe ca se "ashtu ia donte puna" nisi të imitonte Revolucionin Kulturor Kinez dhe "heroin" e tij Lei Fen. Nuk duhet të ketë qenë e vështirë. Viktima të aksidenteve në punë kishte sa të duash. Kështu fatkeqët e ngratë e shndërruan befas në "heronj të punës socialiste" dhe vargani i pelegrinëve, që shkonin për të nderuar vendin ku ata vdisnin, krijohej menjëherë sapo propaganda e përhapte lajmin e vdekje-lindjes së një heroi të ri. Në fund të viteve ‘60 në Linas kalonin tuba të trashë nafte. Ata lidhnin vendburimet e Kuçoës me rafinerinë e përpunimit të thellë të Cërrikut. Gjatë rrugës kishte stacione pompimi dhe pastrimi. Pikërisht një i tillë ishte në Linas. Nw shkurtin e 1967 dy heronj fatkeqë, Muhamet Shehu dhe Myrteza Kepi, morën flakë gjatë një përpjekjeje për të shuar një zjarr të papritur. Vdiqën pas plagëve të rënda. Menjëherë pas ngjarjes nisi rituali i paracaktuar. Më kot kërkojmë bashkë me miqtë tanë ndonjë shenjë të kësaj ngjarjeje. "Ja atje, përtej ka ndodhur", na thotë Alushi duke bërë me gisht drejt një pike të pacaktuar në fushën në anë të Devollit. Tashmë nuk ka më as lapidar, as stacion dhe asnjë shenjë nga lavdia e fatkeqëve. Në vend të tyre shohim disa shtëpi të reja, që banorët e ardhur nga malet e Gramsh*t kanë nisur të ndërtojnë mbi tokën e butë.

[01/19/15]   ftoj te gjithe sulovaret kudo qe ndodhen pa dallim politik.fetar qe ti bashkohemi kesaj faqe qe ti japim vlerat krahines tone te harruar.jeni te mirepritur

Krahina e Suloves per te gjithe gramshiotet's cover photo

Krahina e Suloves per te gjithe gramshiotet

Want your business to be the top-listed Travel Agency in Gramshi?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Gramshi

Category

Tour Agency

Telephone

Address


Gramsh
Gramshi
Other Tour Agencies in Gramshi (show all)
lenie lenie
Gramshi

Explore & Discover Albania,Gramsh Explore & Discover Albania,Gramsh
Rruga Kodrionasit
Gramshi, 3301

We organize Tours and Trips with Mules,Hiking& Climbing Trips,Offroading Tours in Albanian Mountains,Canyons,Caves etc.

About   Privacy   Login