Marcopolo Travel

Synimi kryesor i kesaj agjensise eshte ti ofroje klienteve te saj cmimet dhe ofertat me te mira.Ne sigurojm bileta per udhetime ajrore,detare,dhe tokesore.

ETC-Fier

MAKINA ME QERA!
TOYOTA AVENSIS 2.0 NAFT VITI 2006
PER ME ME SHUM INFO NA KONTAKTONI NE :0699414641:0697865812

MAKINA ME QERA!
vw polo viti 2002
1.2 benzine
PER ME SHUME INFO NA KONTAKTONI NE :0699414641:0697865812

MAKINA ME QERA!
RENAULT CLIO VITI 2003
1.5 NAFTE
MANUALE
PER ME SHUME INFO NA KONTAKTONI NE: 0699414641:0697865812

MAKINA ME QERA!
FORD FOCUS VITI 2002
1.8 NAFTE
MANUALE
PER ME SHUME INFO NA KONTAKTONI NE:0699414641:0697865812

MAKINA ME QERA!
AUDI A4 2.5 TDI VITI 2003
KAMIO AUTOMATIKE
PER ME SHUME INFO KONTAKTONI NE:0699414641:0697865812

MAKINA ME QERA!
FORD FOCUS VITI 2002
1.8 NAFTE
MANUALE
PER ME SHUME INFO KONTAKTONI NE:0699414641:0697865812

Makina me qera!
OPEL AGILA VITI 2002
1.2 BENZINE
MANUALE
PER ME SHUME INFO KONTAKTONI NE: 0699414641.:0697865812

SuperOfertë - Zbritje €70 për Rezervime deri më 30 Prill. Udhëtim në Barcelonë, 4 Ditë Ishte €449 - Bëhet €379, Nisja më 17 Qershor.
Vizitohet: Barcelonë.
Fjetje 3 Netë në Hotel 3* në Barcelonë, Mëngjeset në Hotel.
Transferim Vajtje Ardhje me autobus Tiranë - Aeroporti i Shkupit,
Fluturimi direkt Vajtje - Ardhje me Avion direkt Shkup - Barcelonë - Shkup, Transfertat dhe Shëtitjet.

4. Spanje
Dita e parë, 17 Qershor 2016: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Barcelonë. Nisja nga Shkupi në orën 18.25, Mbrritja në Barcelonë në orën 21.10. Transferimi në Hotel në Barcelonë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e dytë, 18 Qershor 2016: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore të Barcelonës, si: Sheshi Espanja dhe Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d'Arts. Do te vazhdojmë shëtitjen tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit. Aty do të vizitojme edhe rrugën tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Güell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial aty pranë. Më pas do të shkojmë për të qëndruar tek Marina Olimpike si dhe tek dy Kullat më të larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre. Në pasdite do të shkojmë tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeum edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Kthimi në hotel. Darka e lirë.

Dita e tretë. 19 Qershor 2016: Mëngjesi në Hotel. Paradite, do të vizitojmë Parkun e mrekullueshëm Güell, i modeluar nga Antoni Gaudi. Më vonë do të shkojmë për të vizituar Sagrada Familia, bazilikën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga Antoni Gaudi, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës. Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Do të vazhdojmë shëtitjen tek lagjia Gotike e qytetit ku më vonë do të vizitojmë sheshin Reial ku gjendet Palau Reial Major si dhe sheshin San Juame. Më vonë do të vizitojmë lagjen mesjetare të Barcelonës, aty ku gjenden disa monumente si: Basilika de Santa Maria del Mar dhe Fossar de les Moreres. Në pjesën mesjetare gjendet edhe një muze tepër i rëndësishëm që do ta vizitojmë, muzeu i Pablo Picasso. Darka e lirë.

Dita e katërt, 20 Qershor 2016: Mëngjesi në Hotel. Vizita e qytetit do të fillojë nga Aquariumi i Barcelonës. Më vonë do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Keshtjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Më vonë do të shkojmë tek tek Torre Agbar. Pasditja e lirë ose opsionale vizitë në Manastirin Monserrat (pagesë shtesë). Në orën 19.00 transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Shkup. Nisja nga Barcelona në orën 21.45. Mbrritja në Shkup në orën 24.30. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

Me Shume Detaje: Në pagesën 449 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Shkup - Barcelonë - Shkup.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 42 x 32 x 25cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Pranverë në Paris, 4 Ditë €399, Nisja më 2 Qershor.
Vizitohen: Paris dhe
Bruksel.
Fjetje 3 Netë në Paris. Fluturimi Direkt me avion Podgoricë - Bruksel - Podgoricë. Transfertë me autobus Tiranë - Podgoricë - Tiranë. Shoqërues Shqiptar gjatë gjithë udhëtimit

France
Dita e Parë, 2 Qershor 2016. Transfertë me autobus për në Aeroportin e Podgoricës. Udhëtimi me avion direkt Podgoricë - Bruksel. Nisja në orën 16.05. Mbrritja në Bruksell në 18.35. Transferimi për në Bruksel. Shëtitje panoramike në Monumentet Kryesore të Qytetit. Transferimi me autobus për në Paris. Sistemimi në Hotel në Paris.

Dita e Dytë, 3 Qershor 2016. Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Shëtitje në Bulevardin e famshëm të Champs Elysées dhe mundësi për shopping, si dhe vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Tretë, 4 Qershor 2016. Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Frances. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e katërt, 5 Qershor 2016. Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Brukselit. Fluturimi direkt Bruksel - Podgoricë. Nisja në orën 13.15. Mbrritja në Tiranë në orën 15.40. Transferimi me autobus nga Podgorica në Tiranë.

Novotel Paris Saint Denis Centre Stade 4*
http://www.novotel.com/gb/hotel-9720-novotel-paris-saint-denis/index.shtml

Me Shume Detaje: Në pagesë 399 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 20 cm dhe një bagazh 35 x 20 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.

Pranverë në Pragë, 7 Ditë €279, Nisja më 31 Maj.
Vizitohen: Pragë, Karlovy Vari, Vjenë, Dubrovnik, Split, Zagreb, Graz, Budapest, Beograd dhe Prishtinë.
Fjetje: 2 netë në Pragë, 1 natë në Split, 1 natë në Vjenë, 1 natë në Bratislavë dhe 1 natë në Beograd. Udhëtimi me autobus Tiranë - Split - Zagreb - Vjenë - Pragë - Budapest - Beograd - Prishtinë - Tiranë, Shoqërues Shqiptar.

Ceki
Dita e Parë, 31 Maj 2016: Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në Split. Mbrritja në Split. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë, 1 Qershor 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zagreb. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë, 2 Qershor 2016: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Pragë. Mbrritja në Pragë. Sistemimi në Hotel.

Dita e Katërt, 3 Qershor 2016: Mëngjesi në hotel. Paradite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet shesh*t të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 4 Qershor 2016: Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Pasdite, Nisja për në Bratislavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë, 5 Qershor 2016: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e shkurtër në Monumentet Kryesore te qytetit të Bratislavës. Më pas, Nisja për në qytetin e Budapestit, në Hugari. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi në Hotel.

Dita e Shtatë, 6 Qershor 2016: Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 279 Euro përfshin:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë - Split - Zagreb - Vjenë - Pragë - Budapest - Beograd - Prishtinë - Tiranë.
2. Akomodim në hotel: 2 netë në Pragë, 1 natë në Split, 1 natë në Vjenë, 1 natë në Bratislavë dhe 1 natë në Beograd.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Udhëtimi për në Karlovy Var.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

All Inclusive, Korfuz, 4 Ditë €99, Nisja më 10 Maj, 5 Ditë €119, Nisja më 13 Maj
Transporti i përfshirë.
-Hotel Telemachos 2*S - 4 Ditë €99 - 5 Ditë €119
-Hotel Messonghi 3*S - 4 Ditë €129 - 5 Ditë €159
Çmimi përfshin: Fjetje në All Inclusive në Hotel, Mëngjese, Dreka, Darka dhe Pije dhe Transportin me Traget dhe Autobus

3. Greqi
PLAZH, 4 Ditë

Dita e Parë, E Martë: Nisja nga Tirana në oren 01.00 dhe udhëtimi me autobus për në Korfuz nëpërmjet Igumenicës me autobuz dhe traget. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Korfuz. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë, E Mëkurë: Akomodimi në Hotel.

Dita e Tretë, E Enjte: Akomodimi në Hotel.

Dita e Katërt, E Premte: Udhëtimi i kthimit me Traget dhe autobus për në Tiranë, nëpermjet Igumenicës, Qafë Botës dhe Sarandës. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë.

PLAZH, 5 Ditë

Dita e Parë, E Premte: Nisja nga Tirana në oren 01.00 dhe udhëtimi me autobus për në Korfuz nëpërmjet Igumenicës me autobuz dhe traget. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Korfuz. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë, E Shtunë: Akomodimi në Hotel.

Dita e Tretë, E Diel: Akomodimi në Hotel.

Dita e Katërt, E Hënë: Akomodimi në Hotel.

Dita e Pestë, E Martë: Udhëtimi i kthimit me Traget dhe autobus për në Tiranë, nëpermjet Igumenicës, Qafë Botës dhe Sarandës. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë.

Nisja më 10 dhe 13 Maj

Me Shume Detaje: Në pagesën për person në dhomë dyshe përfshihen:
1. Akomodim All Inclusive në hotel,
2. Vajtje - Ardhje me autobus dhe traget.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

Pranverë në Amsterdam, 4 Ditë €399, Nisja më 5 Maj.
Vizitohen: Amsterdam, Hagë dhe Rotterdam në Hollandë.
Fjetje 3 netë në Amsterdam.
Fluturimi me avion Podgoricë - Bruksel Podgoricë. Transferimi me autobus në Aeroportin e Podgoricës.

Hollande
Dita e Parë, 5 Maj 2016: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Podgoricës. Fluturimi direkt Podgoricë - Bruksel. Nisja në orën 16.05, Mbrritja në Bruksel në orën 18.35. Transferimi për në Bruksel. Shëtitje panoramike në Monumentet Kryesore të Qytetit. Transferimi në Hotel në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 6 Maj 2016: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Shesh*t Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.

Dita e Tretë, 7 Maj 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.

Dita e Katërt, 8 Maj 2016: Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Brukselit. Fluturimi direkt Bruksel - Podgoricë. Nisja në orën 13.15. Mbrritja në Tiranë në orën 15.40. Transferimi me autobus nga Podgorica në Tiranë.

Me Shume Detaje: Në pagesë 399 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 20 cm dhe një bagazh 35 x 20 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Pranverë në Janinë dhe Meteora, 3 Ditë €79, Nisja më 26 Mars.
Vizitohen: Janinë dhe Meteora.
Fjetje 1 natë në Hotel 3* në Janinë dhe 1 natë në Hotel 3* në Kalabaka.
Udhëtimi vajtje ardhje me autobus dhe Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit.
Greqi
Dita e Parë, 26 Mars 2016: Nisja nga Tirana në oren 5.00 dhe udhëtimi me autobus për në Janinë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Kalim nga Pika kufitare e Kakavisë dhe do drejtohemi drejt Janinës, kryeqendrës së Epirit. Vizitë panoramike e Janinës, ku do vizitohen: Kalaja, Sheshi Qëndror, Manastiret, Sinagoga dhe Xhamitë e vjetra. Sistemimi dhe akomodimi në hotel në Janinë.

Dita e Dytë, 27 Mars 2016: Mengjesi në hotel. Paradite do te nisemi drejtë zonës më të bukur në Greqi qe shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe është pjesë e trashëgimisë botrore të UNESCO. Gjatë pasdites do të shkojmë drejt Kalabaka ku do të kemi edhe qëndrimin për këtë ditë. Për darkë do të qëndrojmë në Kalabaka. Vazhdim drejt hotelit për t’u akomoduar.

Dita e Tretë, 28 Mars 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja në mengjes për në Kastoria. Perpara se të kalojmë kufirin Grek do të ndalojmë në qytetin e gunave dhe peliceve ne Kastoria. Vizitë e shkurtër në qytetin buzë liqenit me të njëjtin emër, duke u njohur edhe me monumenetet kryesore të këtij qyteti. Gjatë pasdites nisje për në Shqipëri. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.

Me Shume Detaje: Në pagesën 79 Euro përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus.
-Akomodimi në hotel me 3 yje,
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Janine dhe Meteora me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit

Want your business to be the top-listed Travel Agency in Fieri?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Ruga Skenderbeu
Fieri
Other Tour Agencies in Fieri (show all)
Trokatravel Agjensi Trokatravel Agjensi
Lagja Apollonia Pallati Ri ,perball Deges Qendrore Te Raiffaisen Bank
Fieri

Lagja apollonia,pallati i ri,perball deges qendrore te raiffeisen bank

Agimi Travel Agimi Travel
Fieri, +355

Agjensi Udhetimesh , transport nderkombetar udhetaresh

Likometaj Travel Likometaj Travel
Rruga Jakov Xoxa
Fieri, 9301

Bileta Autobusi; Avioni; Trageti; Paketa Turistike, dhe Sherbimi me i ri Vlore - Fier -Rinas Aeroport 7 orare ne dite me Minibusa.

Qyteti antik: Apollonia Qyteti antik: Apollonia
Rruga Apollonia
Fieri

Qyteti i lashtë, Apollonia i themeluar që prej shek.IV p.e.s. Ardhur deri në ditët e sotme duke mbart me vete prejardhjen e një kombi të lashtë Ilir.

Viking Travel Viking Travel
Jakov Xoxa
Fieri