Qyteti antik: Apollonia

Qyteti i lashtë, Apollonia i themeluar që prej shek.IV p.e.s. Ardhur deri në ditët e sotme duke mbart me vete prejardhjen e një kombi të lashtë Ilir.

flickr.com

Apollonia

flickr.com Albumi fotografik per qytetin e Apollonise

Timeline Photos

Apollonia në vëmendje të arkeologjisë europiane | Ballkani | DW.COM | 30.10.2014

Kontributi gjerman ne trashegimine e kultures
http://www.dw.com/sq/apollonia-n%C3%AB-v%C3%ABmendje-t%C3%AB-arkeologjis%C3%AB-europiane/a-18029154

dw.com Kontribut gjerman në trashëgiminë e kulturës europiane - zbulohet tërësisht teatrit 2400 vjeçar i Apollonisë. Teatri si një nga ndërtesat kryesore të qytetit antik deri tani është zbuluar vetëm në 10% të tij.

[12/03/15]   Artizanati zinte një vend të rëndësishëm, duke përfaqësuar vetë nevojat e popullsisë si dhe furnizimin e popullsisë ilire të prapatokës. Prodhimi i qeramikës e përbënte një nga zejet më të rëndësishme për të plotësuar kërkesat e përditshme, për materiale ndërtimi (tjegulla, tulla), për enë rezerva (pitosa, amfora), enë kuzhine, objekte arti etj. Punishtet e tjegullave dhe tullave ishin vendosur jashtë qytetit, ku e kishin pranë lëndën e parë dhe uji. Tullat prodhoheshin sipas një mase të caktuar katrore. Ishin të njohura punishtet shtetërore dhe ato private. Nëpër punishtet private punëtori vendoste edhe vulën me qëllim të reklamimit në treg. Njëlloj si tullat edhe tjegullat e kishin formën e tyre standarde. Ato kishin formën trapezoidale e sheshtë dhe përmasat 54 cm x 80 cm për tipin solen, këto ishin shtrojat e çatisë ndërsa vijat e bashkimit mbuloheshin me tjegullën kalipter që kishte forme gjysmë cilindrike, si tjegullat e sotme.

Në punishtet e tjegullave përgatiteshin edhe enët e mëdha, pitosat, që shërbenin për mbajtjen e drithit, verës apo për të varrosur të vdekurit. Prodhimi i poçarisë gjithashtu përbënte një zeje të rëndësishme për nevojat e përditshme. Format e enës ishin të ndërtuara sipas funksionit. P.sh. dallohen enët e verës nga ato të ujit, ato të gjellës nga ato të peshkut, apo shishet e parfumeve nga ato të vajit.

Në dhjetëvjeçarët e fundit të shek. të IV p.e.s. dallohet edhe prodhimi i enëvë me figura të kuqe. Format kryesore të enëve të zbukuruara ishin amforat dhe krateret, ndërsa temat e parapëlqyera ishin paraqitja e ushtrimeve në palestër. Zbukurimi i enës mundë të bëhej që kur ishte e njomë, mirëpo puna më e përkryer ishte pikturimi i saj pas pjekjes.

Gjysma e dytë e shek. të IV p.e.s. karakterizohej me punimin e qeramikës me vernik të zi (shkëlqim metalik i enës). Format kryesore të këtij prodhimi ishin : amforat e tryezës, ojnohet, lekitëta soset dhe veçanërisht, skifosat, kandilat, kupat dhe pjatat, të cilat punoheshin në bazë të kërkesave të qendrave qytetare dhe fshatare ilire. Deri në shek. e III p.e.s. ky prodhim mbizotëronte në tregun ilirë, i cili konkurrohej më pas nga qendrat qytetarë ilire. Deri në shek. III p.e.s. piktorët i kushtonin shumë rëndësi pikturimit nëpër enë, por me zhvillimin ekonomik rriten edhe nevojat e konsumit që kërkonin sasi të mëdha enësh. Me këtë edhe merr fund puna e pikturimit të enës e cila konsideroj artë. Tani enët punoheshin thjeshtë dhe vizatoheshin me shpejtësi. Prodhimi i metaleve gjithashtu përbënte një zeje të rëndësishme, i cili përfaqësohej nga prodhimi i veglave të hekurit, siç ishin veglat zejtare për punimin e gurit, të metaleve,marangozë etj. Prodhimi i armëve përbënte një nga drejtimet kryesore të zejtarisë, ku dallohen : punimi i përkrenareve prej bronzi ku dallohen përkrenaret e tipit korintik dhe kalkidik.

youtube.com

Discovery Jeep Albania (Apollonia-Fier)

APOLLLONIA

https://lindakarabolli.wordpress.com/2015/12/03/35

Apollonia, Antic citty, 10 km near Fieri-Albania

[11/26/15]   HISTORIA E QYTETIT ANTIK TE APOLLONISE

Apolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.

Apolonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera që e mbanin të njëjtin emër në kohën antike. U ngrit mbi një kodër në një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Vjosë lidhej me detin Adriatik. E shtrirë në një sipërfaqe rreth 140 ha dhe e rrethuar me një mur rreth 4 km të gjatë Apolonia ishte një qendër e madhe tregtare dhe industriale. E ngritur në kurrizin e fundit të kodrave të bukura dhe frytdhënëse të Mallakastrës, Apolonia mbizotëronte pothuajse krejt hapësirën e gjerë që shtrihej në këmbët e saj e përfundonte buzë detit Adriatik. Kjo fushë e formuar nga aluvionet e lumit Seman dhe Vjosë ka qenë një nga rajonet më pjellore të Fushës së Myzeqesë.

Ndryshe nga qytetet koloni tjera të cilat ishin ngritur buzë bregdetit, Apolonia ishte ngritur më në brendësi, disa kilometra larg bregdetit. Mirëpo, lidhej me bregdetin përmes lumit Vjosa, që në atë kohë ishte i lundrueshëm.

Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apolonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Vjosë. Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin !

Me interes të madh për vizitorin në Apoloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë.

Qyteti antik: Apollonia

Want your business to be the top-listed Travel Agency in Fieri?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga Apollonia
Fieri
Other Tour Agencies in Fieri (show all)
Likometaj Travel Likometaj Travel
Rruga Jakov Xoxa
Fieri, 9301

Bileta Autobusi; Avioni; Trageti; Paketa Turistike, dhe Sherbimi me i ri Vlore - Fier -Rinas Aeroport 7 orare ne dite me Minibusa.

Trokatravel Agjensi Trokatravel Agjensi
Lagja Apollonia Pallati Ri ,perball Deges Qendrore Te Raiffaisen Bank
Fieri

Lagja apollonia,pallati i ri,perball deges qendrore te raiffeisen bank

Marcopolo Travel Marcopolo Travel
Ruga Skenderbeu
Fieri

Synimi kryesor i kesaj agjensise eshte ti ofroje klienteve te saj cmimet dhe ofertat me te mira.Ne sigurojm bileta per udhetime ajrore,detare,dhe tokesore.

Agimi Travel Agimi Travel
Fieri, +355

Agjensi Udhetimesh , transport nderkombetar udhetaresh

Viking Travel Viking Travel
Jakov Xoxa
Fieri