Albaniatour

Туры в Албанию и в соседние страны: Италия, Македония, Черногория и греческий остров Крфу

Компания Албаниятур специализируется и активно работает в организации туристических услуг в Албании и в соседних странах, поиске, покупке, сдачи в аренду недвижимости в Албании. Мы рады оказать Вам консультационную помощь в приобретении авиабилетов в Албанию, бронировании номеров в гостиницах или апартаментов, кают на паромах направления Албания-Италия, Албания-Корфу и обратно. Мы осуществляем трансфер из аэропортов и морских портов в курортные зоны, помогаем в аренде автомобиля, оказываем экскурсионную поддержку. Если цель Вашей поездки - поиск недвижимости, мы организуем осмотр апартаментов, земельных участков, коммерческой недвижимости, посодействуем в скором и правильном ее оформлении. Обратите внимание, что мы открыты для обсуждения любых необходимых Вам услуг и по Вашей просьбе готовы организовать туры по различным направлениям. Мы также можем быть Вашими консультантами в организации трансфера и экскурсий в соседние страны такие, как Греция, Македония, Черногория, Италия.

youtube.com

Ansambli rus “Jarmarka”, muzikë tradicionale dhe tinguj folklorikë në Korçë

Muzikë tradicionale ruse, tinguj folklorikë dhe entuziazëm solli mbrëmjen e djeshme ansambli rus “Jarmarka”, në Korçë. Ansambli muzikor “Jarmarka” (Panairi) ...

telegraf.al

Dossier/ Leningradi, qyteti 900 ditë i rrethuar

telegraf.al Prof. Dr. V. Mëhilli/ Si nisi pushtimi gjerman i BS në 1941 me operacionin "Barbarossa" dhe kundërpërgjigja ruse. Urdhëri i Hitlerit dhe pse Stalini vendosi Zhukovin në krye të komandës. Përplasjet avion me avion dhe bilanci tragjik në njerëz dhe teknikë Si nisi pushtimi gjerman i Bashki...

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

Të dashur besimtarë orthodhoksë, më këto foto të liturgjisë hyjnore të Pashkës së Madhe të zhvilluar këtë natë nga Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirili në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, ju urojmë përzemërsisht përshumëvjet Pashkën! Paçi të mira dhe gëzime, jetë dhe shëndet! Krishti u ngjall!

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

Ambasada Ruse mori pjesë sot në Panairin e Kulinarisë, i cili organizohet nga Instituti Kulinar Neranxi.

Shpresojmë se tryeza e gatimeve tradicionale ruse u pëlqeu pjesëmarrësve të aktivitetit!

Falënderojmë përzemërsisht Kompania Neranxi, master-shefin Artan Xhuvani dhe kuzhinierët e shkëlqyeshëm të Institutit dhe besojmë se festa të tilla do t'u krijojnë mundësi shqiptarëve të njihen më mirë me kuzhinën tonë! 🍽️😋

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

"S`ka lidhje më të shënjta se miqësia! Babai e do fëmijën e tij, nëna e do fëmijën e saj, fëmija e do si babanë si nënën. E ç`thua, im zot: por edhe egërsira e do fëmijën e saj. Por vetëm njeriu mund të bëhet vëllai shpirtëror, jo thjesht vëllai i gjakut".
(“Taras Bulba”)

210 vjet më parë lindi një nga shkrimtarët më të mëdhenj rusë, mjeshtri i novelave dhe tregimeve Nikollaj Gogol. Ju mund të lexoni veprat e tij të përkthyera në shqip nga intelektuali i shquar shqiptar, Mitrush Kuteli, si edhe nga përkthyesi i madh Bujar Doko.

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

❗️ARSIMI NË RUSI❗️

🎓 Një nga universitetet më inovative ruse, Universiteti i Tjumenit, u ofron studentëve nga mbarë bota bursa studimi falas për programet Bachelor.

Bursat mbulojnë 100% të tarifës së shkollimit për 4 vjet, siguracionin shëndetësor, si edhe shpenzimet për marrjen e vizës ruse. Procesi studimor zhvillohet në gjuhën angleze.

Të gjitha informacionet e nevojshme mund të gjeni tek linku poshtë.

P.S. Në Universitetin e Tjumenit flasin shqip! 🇦🇱

The Mysterious South

We would like to invite you to experience some mysteries of the Mysterious South! History, culture, nature, tradition, a lived story, outdoor activities......of this destination collected in one short movie.

youtube.com

Taken By Albania - Liam Neeson

In popular culture, Albania has been colored as a haven for thugs, criminals, and gangsters. While we understand that perception might make for good movies, ...

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

Të dashur miq, ju ftojmë ta ndiqni emisionin Bel Mondo të gazetarit Xhani Shqerra i cili pati një bashkëbisedim shumë të këndshëm me Ambasadorin e Rusisë Aleksandër Karpushin dhe bashkëshorten e tij Ludmilla. Ky takim i veçantë u zhvillua tek rezidenca e Ambasadorit dhe pati si fokus kryesor përshtypjet e zotit Karpushin dhe familjes së tij për Shqipërinë, angazhimin e përhershëm të Ambasadës për promovimin e gjuhës dhe kulturës ruse, si edhe njohjen e Xhanit me kuzhinën tradicionale të Rusisë 😋🍽

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

Më 21 shkurt, Ambasada zhvilloi një pritje festive me rastin e Ditës së Mbrojtësit të Atdheut. Falënderojmë të gjithë miqtë e Ambasadës që na nderuat me praninë tuaj dhe na krijuat një atmosferë shumë të ngrohtë!

Më poshtë, pjesë nga fjala e rastit e Zëvendësatasheut Ushtarak të Rusisë, Dmitri Biçkov:

“Populli rus si asnjë popull tjetër kujton se çfarë çmimi ka paguar për të fituar në Luftën e Dytë Botërore. Ne të gjithë kemi një borxh të pashlyeshëm ndaj atyre që kishin luftuar dhe punuar në prapavijë, si edhe ndaj partizanëve. Sot e kësaj dite, Forcat e Armatosura të Rusisë janë duke mbrojtur pavarësinë dhe
integritetin territorial të vendit tonë. Në të njëjtën kohë, po përballemi me kërcënime dhe sfida të reja, nga të cilat kryesorja është terrorizmi. Lidhur me këtë, do të doja të theksoja se aktualisht Forcat e Armatosura të Rusisë vazhdojnë luftën e suksesshme kundër ISIS-it dhe organizatave të tjera ekstremiste në Lindjen e Mesme, jo vetëm në interes të vendit tonë, por në interes të të gjithë njerëzimit”.

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

Si sot, 75 vite më parë u hoq rrethimi e Leningradit

Më 27 janar 1944, gjatë operacionit ushtarak Leningrad-Novgorod, trupat sovjetike zmbrapsën forcat gjermane jashtë rajonit të Leningradit. Falë kësaj fitoreje rrethimi i qytetit, i cili zgjati prej 872 ditësh, u hoq përfundimisht.

Bllokada e Leningradit ishte më e përgjakshmja në historinë e njerëzimit: më shumë se 640 mijë njerëz vdiqën nga uria dhe bombardimet e vazhdueshme. Sipas disa burimeve, numri i viktimave arriti në 1 milion njerëz.

Një nga simbolet më rrëqethëse të rrethimit të Leningradit, po edhe të të gjithë Luftës së Dytë Botërore, është Ditari i Tanja Saviçeva-s (1930-1944), një vajzë e cila banonte në këtë qytet bashkë me familjen e saj dhe përjetoi vuajtje dhe tmerre të papërshkrueshme të luftës në Leningradin totalisht të izoluar. Tanja vdiq nga semundjet e shumta disa muaj pas evakuimit të saj, në moshën 14-vjeçare.

Më poshtë është Ditari i Tanjës:

Fq. 1:
28 dhjetor 1941. Zhenja* vdiq në orën 12.
Fq. 2:
Gjyshja vdiq më 25 janar 1942, në orën 3 të drekës.
Fq. 3:
Loka** vdiq më 17 mars, në orën 5 të mëngjesit.
Fq. 4:
Xhaxha Vasja vdiq më 13 prill, në orën 2 të natës.
Fq. 5:
Xhaxha Losha vdiq më 10 maj, në orën 4 pasdite.
Fq. 6:
Mamaja vdiq më 13 maj 1942, në 7:30 të mëngjesit.
Fq. 7:
Familja Saviçev ka vdekur.
Fq. 8:
Të gjithë kanë vdekur.
Fq. 9:
Vetëm Tanja ka mbetur.

* motra e Tanjës
** vëllai i Tanjës

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

Njoftim për shtyrje afati aplikimi për bursat falas në universitetet e Rusisë

Të dashur maturantë dhe studentë shqiptarë, kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se deri në datë 8 shkurt 2019 ju mund të aplikoni për përfitimin falas të bursave studimi për në universitetet më të mira ruse për vitin mësimor 2019-2020.

Opsionet e mundshme janë studimet bachelor, master, doktoraturë, si edhe programe të tjera. Për listën e specializimeve, procedurën e aplikimit dhe informacione të tjera ju lutemi ta vizitoni linkun më poshtë:

https://goo.gl/XRqSxj

Të rinjve të cilët nuk e zotërojnë gjuhën ruse u ofrohet falas një vit përgatitor për mësimin e rusishtes.

Akordimi i bursave për të rinjtë shqiptarë realizohet në kuadër të programit të përvitshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Rusisë dhe Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Humanitar Ndërkombëtar "Rossotrudniçestvo".

Mos e humbisni këtë shans të bashkoheni me dhjetëra studentë shqiptarë që tashmë e kanë zgjedhur Rusinë si një vend ku ofrohet arsimi shumë cilësor dhe me standarde të larta!

P.S.
Për çdo paqartësi lidhur me plotësimin e dokumenteve të aplikimit të gjithë të interesuarit mund të paraqiten pranë sektorit konsullor të Ambasadës të hënën, të martën ose të premten nga ora 10 deri në 12.

thebalkanista.com

The Balkanista meets Ann Thomson - The Balkanista

thebalkanista.com Every so often, I come across an expat who has chosen to make Albania home. This month I spoke to Ann and Gordon, a Scottish couple living in Lezhe and learned how their charitable giving turned into a whole new life for them. Can you tell us a bit about yourself? My name is Ann …

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

Programet Master në Rusi për studentë të huaj!

Fillon Olimpiada e dytë ndërkombëtare “Open Doors: Russian Scholarship Project”, e cila u ofron studentëve nga e gjithë bota një mundësi për t’u pranuar në programet Master në universitetet më të mira të Rusisë.

Olimpiada organizohet nga Shoqata “Universitetet Globale” me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Rusisë dhe Agjencisë Federale “Rossotrudniçestvo”. Me këtë projekt, të rinjtë mund të futen në programe përkatëse pa qenë nevoja të japin provime. Mund të zgjedhin një nga 500 universitete në 80 qytete të Rusisë, përfshirë këtu shkollat që janë pjesë e vlerësimeve ndërkombëtare Times Higher Education World University Rankings (THE), QS World University Rankings dhe Academic Ranking of World Universities (ARWU).

Për të marrë pjesë në Olimpiadë janë ftuar edhe të rinj shqiptarë, të cilët kanë marrë diplomën Bachelor apo do të përfudojnë studimet Bachelor në vitin 2019. Të gjitha fazat e përzgjedhjes së kandidatëve zhvillohen online. Kriteret e përzgjedhjes janë transparente dhe shumë të qarta.

Në Olimpiadën e mëparshme morën pjesë më shumë se 8.5 mijë njerëz nga 160 vende. Nga këto, 94 të rinj nga 31 vende u shpallën fitimtarë në katër specializime: matematikë, fizikë, shkenca kompjuterike, ekonomi.

Këtë herë Olimpiada do të bëhet në 10 fusha të ndryshme: biologji, kimi, matematikë, fizikë, shkenca kompjuterike, ekonomi, menaxhim biznesi, shkenca politike, filologji dhe gjuhësi, psikologji. Për fituesit e garës janë rezervuar mbi 300 vende në universitetet ruse për kryerjen e studimeve falas. Fituesit kanë të drejtë të zgjedhin vetë degën e studimit sipas fushave të Olimpiadës, si edhe një apo disa universitete ruse që ofrojnë programe për degën e preferuar. Si koordinatorë të fushave të Olimpiadës këtë vit do të veprojnë universitete të tilla, si Universiteti Fiziko-Teknik i Moskës (matematikë), Universiteti i Teknologjisë së Informacionit, Mekanikës dhe Optikës në Shën Petërburg (shkenca kompjuterike), Universiteti Kërkimor Bërthamor “MIFI” në Moskë (fizikë), Shkolla e Lartë e Ekonomisë në Moskë (ekonomi, shkenca politike), Universiteti Shtetëror i Tomskut (biologji, psikologji, filologji dhe gjuhësi), Universiteti Shtetëror i Novosibirskut (menaxhim biznesi, kimi).

Olimpiada ndahet në dy faza. Për të marrë pjesë, të interesuarit duhet të regjistrohen në faqen e projektit: https://od.globaluni.ru/

Afati i fundit i aplikimit është data 31 janar 2019.

Në fazën e parë të përzgjedhjes do të vlerësohen anketat e pjesëmarrësve që do të aplikojnë në faqen e projektit deri në datë 31 janar 2019. Faza e dytë do të zhvillohet nga data 18 shkurt deri në 7 mars 2019. Lista e fituesve do të publikohet në uebsajtin e projektit më 25 mars 2019.

Zgjidhja e detyrave të Olimpiadës, si edhe studimet e mëtejshme universitare, mund të kryhen si në gjuhën ruse, ashtu edhe në atë angleze.

Për më shumë informacion mbi rregullat e pjesëmarrjes ju lutemi ta vizitoni linkun: https://od.globaluni.ru/

Ju urojmë suksese!

Русский Мир в Албании / Bota Ruse në Shqipëri

Информация о предстоящем концерте

COD - Center For Openness And Dialogue

Ceremonia e hapjes së ekspozitës “Chagall: Graviteti Magjik”

180 gravura dhe grafika të një prej artistëve më të mëdhenj të shekullit të XX-të, vijnë për herë të parë në Shqipëri e do të mund të vizitohen nga publiku deri më 12 Janar 2019. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryeministri, përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve të kulturës, artit, medias, trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare e shoqërisë civile.

Nas Daily

The highest concentration of coffee shops per capita in the world...and no Starbucks!

Welcome to......

This is one of Europe's lesser known countries. But over the past few days, I'm hoping to be able to show you the true colors of this place! STAY TUNED!

Thank you everyone for coming out on a work day!!
And thank you Arber from Fundjavë Ndryshe for showing me around!

INSTAGRAM: @NASDAILY
GROUP: Nas Daily Global

Must Do Travels

ALBANIA is simply spectacular! 🇦🇱

📹 Find Out Who You Are

Russian Tour

Buona giornata internazionale del turismo!

Vitaly&Nataly

Главный флаг Албании на круглой площади города Влёра.
Албания - страна в которую мы влюбились! Красивое море, дружелюбные жители, вкусная еда! "Что ещё необходимо, чтобы встретить старость? “ (c) 😊😊😊
Наш репортаж о поездке в эту страну читайте в нашем блоге: www.ourlifeistravel.com/radhime

#албания #влёра #флаг #страна #море #ионическоеморе #еда #путешествие #путешествия #поездка #площадь #небо #дорога #облака #albania #vlorë #vlora #vlore #flag #bandera #country #pais #sea #mar #ionicsea #travel #trip #viaje #eat #comida

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

Rihapen kurset e gjuhës ruse pranë Ambasadës

Më 24 shtator 2018 rifillojnë kurset falas të gjuhës ruse në Tiranë. Kemi kënaqësinë të ftojmë të gjithë të interesuarit për të aplikuar! Studentë të rinj, si edhe ata që e kanë ndjekur kursin vitin e kaluar, duhet të regjistrohen duke plotësuar një kërkesë, e cila më pas duhet dërguar në adresën
[email protected]

Formularin e kërkesës mund ta shkarkoni tek linku: goo.gl/uVaeqM

Afati i fundit i aplikimit është data 21 shtator.

Ju mirëpresim!

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

Pianisti Ivan Bessonov, djali 16-vjeçar nga Rusia, triumfoi në garën finale të muzikantëve të rinj Eurovision Young Musicians 2018 që u zhvillua dje në Edinburg. Talenti rus interpretoi një pjesë nga Koncerti i Parë i Pjotr Çajkovskit për piano me orkestrën.

Shumë urime, Ivan! Jemi super krenarë për ty dhe për traditat e artit rus që ti vazhdon me kaq mjeshtëri!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

Race is on in #Albania to save the Med’s last great undersea treasures - Unexplored for decades, Albania’s waters are filled with #artefacts. We were here on a mission: to save one of #Europe’s last secret underwater treasure troves before it is plundered." Thesundaytimes.co.uk 🔗https://bit.ly/2yW82F2

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

Dje, i gjithë populli rus festoi 1030-vjetorin e Pagëzimit të Rusisë, ditë kjo në të cilën përkujtohet edhe Princi i Madh Vladimir. Me këtë rast, në Moskë janë mbledhur përfaqësues të kishave orthodhokse lokale, ndërkohë që në Sheshin e Katedraleve në Kremlinin e Moskës Patriarku rus Kirill bashkë me Patriarkun e Aleksandrisë dhe të gjithë Afrikës Theodhori II kryen Liturgjinë Hyjnore. Më pas, besimtarët zhvilluan një marshim deri tek monumenti i Shën Vladimirit në Sheshin Borovickaja, ku primatët e Kishës Ruse dhe asaj të Aleksandrisë drejtuan një lutje të përbashkët.

Në ceremoninë solemne mori pjesë edhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i cili theksoi se "Pagëzimi i Rusisë ka qenë një ngjarje kyçe, një pikë kthese në historinë tonë... Kjo ngjarje ka përcaktuar rrugëtimin e mëtejshëm shumëshekullor të Rusisë dhe ka sjellë një impakt në të gjithë zhvillimin botëror". Sipas Presidentit Putin, Pagëzimi i Rusisë ka shërbyer si një pikënisje "për formimin dhe zhvillimin e shtetit rus, për ringjalljen e mirëfilltë shpirtërore të paraardhësve tanë, për përcaktimin e identitetit dhe vetëdijes së tyre, për lulëzimin e kulturës dhe arsimit kombëtar...".

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u përfaqësua në aktivitetet festive nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit Nikolla.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit

Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

Qyteti i Jekaterinburgut në rajonin e maleve Urale të Rusisë, që është qyteti i katërt më i madh në vendin tonë, ka hyrë në garë për organizimin e Panairit Botëror EXPO 2025. Tani Jekaterinburgu është në fazën finale, ndërkohë që fituesi i garës do të shpallet në nëntor të këtij viti gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave.

Më shumë materiale për kandidaturën e Jekaterinburgut mund të gjeni tek linku: exporussia2025.com/en

Want your business to be the top-listed Travel Agency in Durrësi?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address

Albania
Durrësi
Other Tour Agencies in Durrësi (show all)
RELIDA TRAVEL RELIDA TRAVEL
L 12 Rr" Deshmoret" Prane Pallatit Te Sportit
Durrësi

Mund te udhetosh ne te gjithe boten, me cmimet me te lira se kudo.

"Agjensi Udhetimesh" Intermar"" "Agjensi Udhetimesh" Intermar""
RR.SKENDERBEJ, PERBALLE KISHES ORTODOKSE
Durrësi, 2001

BILETA TRAGETI,AVIONI,POSTE FEDEX,SIGURACIONE SHENDETI NE UDHETIM. PAKETA TURISTIKE

Biletaonline.eu Biletaonline.eu
Rruga Adria
Durrësi, 1000

Welcome to BiletaOnline!

NemoTravel Durres NemoTravel Durres
BULEVARDI KRYESOR
Durrësi

Albanian Tourism Albanian Tourism
Albania
Durrësi

SUGGEST TO FRIENDS

Vip Ari Travll Vip Ari Travll
Lagja 13 ; Iliria ; 3 Vellezerit Plazhi
Durrësi, [email protected]

Axhensia e udhetimeve Itali-Shqiperi.. Vip Ari Travll ju jep mundesine per te udhetuar,per te kaluar momente te paharueshme me njerzit me te dashur..Vip Ari Travll ju mirepret...

Makina me Qera dhe Agjensi Udhetimesh Last Minute Makina me Qera dhe Agjensi Udhetimesh Last Minute
Agjensi Udhetimi & Makina Me Qera Last Minute Terminali I Trageteve, Durrës 069 204 0407 Https://goo.gl/maps/1WAF5ik8xh62 Durrësi, Durrës, Albania
Durrësi, 2001

RELAX Travel RELAX Travel
Lagjia Nr.17 Rruga "Adria" Durres, Albania
Durrësi

Bileta Avioni , Trageti , Autobuzi SIGURACIONE - ASIG PUSHIME ME CHARTER , CROCIERE ; PROGRAME KULTURORE ; BILETA SPORTI

Stefani - Trans Stefani - Trans
Durrësi, 2000

Am&Al Travel&Tours Am&Al Travel&Tours
Lagja Nr.4 , Rruga Egnantia ( Skenderej )
Durrësi

Agjensia Turistike ALXHEGA Agjensia Turistike ALXHEGA
L.1, Rruga "A.Goga"
Durrësi, 2001

Agjensi biletash dhe paketa turistike kudo ne bote

Aren Travel Agency Aren Travel Agency
Lagja 4,Rr.Egnatia Prane Stacionit Te Trenit Durres
Durrësi, 2001

Oferta Turistike ne mbare boten. Bileta avioni, Bileta tageti, Bileta autobuzi, Ekskurion, Grupe, Krociera me cmimet me te mira ne treg.