Albania Alpine Tourist Center

Agjensi Turistike

Photos from Albania Alpine Tourist Center's post

Untitled Album

Kurore Bjeshkesh 🏔🌲⛰

B. Curri Albania ❄️❄️❄️

Albania Alpine Tourist Center

Albania Alpine Tourist Center

Albania Alpine Tourist Center

💎Nga #Bregdeti ne #Valbone 💎
☀ Fundjave ne VALBONE,16-17 Shtator 2017, All Inclusive 59 Euro Personi ☀
👍Grup i Konfirmuar
🚌 Durres-Koman-Fierze-Bajram,Curr-Valbone & Valbone-Bajram,Curr-Gjakove-Prizren-Kukes-Durres
💰 Te perfshira ne cmim jane: 💰
🚌 Transporti gjate te gjithe turit me mjete komode
🎫 Bileta e Tragetit (Lundrimi zhvillohet me tragetin e madh Alpin) 🛳
🏡Akomodimi ne Hotel
🍴 Dreka e te Shtunes ♨
🍴 Darka e te Shtunes ♨
🍴 Mengjesi i te Dieles ♨
🚶Shoqeruesi i Grupit
Programi
Dita e pare:
✔- Nisja ne oren 06:00 te Mengjesit nga Durresi
✔- Udhetimi me traget ne Liqenin e Komanit per rreth 2 ore
✔- Vizite ne Bajram Curri
✔- Akomodimi ne Valbone, dreka ne Valbone, ushqime Bio dhe tradicionale te zones
✔- Vizite tek Liqeni Xhems, Mulliri i fshatit, Fusha e Gjese
✔- Darka ne Valbone me aktivitete dhe muzike
Dita e dyte:
✔- Mengjesi dhe guida tek Rrethi i Jubanit
✔- Kthimi nga Kosova, ndalese ne Prizren (Lidhja e Prizrenit, Pazari, Xhamia)
Nr kontakti:
☎+355685700577
☎+355699888668
📩: [email protected]

Photos from Albania Alpine Tourist Center's post

Albania Alpine Tourist Center

Nga Valbona ju urojm mbremje te mir miq :)

Albania Alpine Tourist Center

Untitled Album

Albania Alpine Tourist Center

*** Muaj të mbarë miq ***
*** Stafi ***

Valbona, vendi i qetësisë, natyrës së virgjër e ushqimit bio.

Fërlik, troftë Valbone, mjaltë trumze pasi ke përshkuar shtigjet e Llabudave, Kollatës e Rosit.

Nëse kërkoni qetësinë olimpike, natyrën e virgjër,ajrin e Bjeshkës,aventurën natyrore dhe ushqimin bio, harrojini të gjitha dhe zgjidhniValbonën.Në mes të natyrës së egër nuk mund të ketë hotele me pesë yje, por shtëpi të rehatshme që e mbajnë gjithnjë derën hapur. Mund të zgjidhni midis shtëpive karakteristike, rezidencave, gjest house-veapo camping, në varësi të kushteve që po kërkoni me çmime absolutisht të arsyeshme. Vetëm 250 kilometra nga Tirana, pasi kaloni qytetin e Bajram Currit, ju do të gjendeni në Parkun Kombëtar të Valbonës me një sipërfaqe prej 8 mijë hektarësh. Udhëtimi më mbresëlënës është ai i anijes që lundron në liqenin e Komanit për rreth dy orë. Prestigjiozja e përgatitjes së guidave turistike Bradt Guide e ka cilësuar “One of the Great Boat Trips of the World”, sigurisht që duhet ta provoni vetë që ta besoni. Gjithashtu, “mbreti” i transportit të udhëtarëve për vendin tonë momentalisht mbetet furgoni. Duke qenë se rruga është relativisht jo e shkurtër, komoditeti i furgonëve që e kryejnë këtë linjë vlen për t’u theksuar. Ndërkohë mund të merrni edhe makinën tuaj personale në qoftë se jeni të familjarizuar me rrugët e veriut të Shqipërisë.
Për t’i njohur të gjithë të pasionuarit e natyrës, ata të cilët nuk duan të rrinë asnjëherë në një vend, të eksplorojnë, t’i bien kryq e tërthor një vendi që të magjeps, sigurisht Valbona ka shumë ç’të të ofrojë. Për t’i vizituar të gjitha këto vende do t’ju duhet guida e ndonjë banori që e njeh mjaft mirë zonën. Më poshtë keni disa nga vendet që nuk duhen lënë pa i vizituar sapo të keni rastin.

Zalli i Motinës është afërsisht 4 orë rrugë që kalon përmes lumit të Motinës, Stanet e Gjarprit, këtu mund t’u bëni një vizitë familjeve Doci dhe Molusmani dhe kullotave të tyre. Rruga e Çeremit, jo shumë e këshillueshme për amatorët e ecjeve, mund të kaloni nga Maja e Pecmarrës, Bregu i Lumit të Poshtëm, do të ecni përgjatë 2 orëve në një drejtim. Ai që kërkon të hedhë një shikim ç’bëjnë arinjtë përgjithësisht ngjyrë kafe, derrat dhe tek-tuk mund t’ia bëni me dorë ndonjë ujku. Në korrik është muaji ku luleshtrydhet e egra janë me shumicë. Liqeni i Xhemës jo shumë larg prej hotelit “Rilindja” ndodhet ky liqen i mrekullueshëm, me një ngjyrë blu të pastër. Kujtesë për notarët: është i ftohtë akull. Prroni i Picimalit dhe Burimi lidhet me Shpellën e Dragobisë. Dëshironi t’u bëni një vizitë dhive të egra apo të humbisni disa kg të tepërt? Bëni një xhiro nga Zhari i Bjezhz. Quku i Llabudave për njerëzit që nuk kanë frikë nga lartësitë dhe që janë këmbëngulës. Rruga e Punëtorëve: për alpinistë që kërkojnë gjithmonë të shikojnë panoramën më të bukur. Maja e Kollatës, Maja e Rosit afërsisht 3 orë për t’u ngjitur dhe 2 orë të tjera për të zbritur. Botanistët do të kenë ç’të shikojnë, ndërkohë cilësohet ndër ato rrugë të “lehta” për t’u përshkruar. Qafa e Shelegut dhe Piramida 18. Dhe në fund po ju sugjerojmë edhe mënyrat se si mund të shkohet në Valbonë. Ushqimi është një tjetër element që do t’ju mahnitë në këtë aventurë. Si mund mos të shijohet p.sh. mishi i kecit, “qengjin në hell” (fërlikun), troftë Valbone, çorbë, gjizë me speca djegës, qumësht, mjaltë trumze dhe djathë deleje, mazë, bukë misri (leqenik), kos të kulluar dhe fli, të gjitha produkte biologjike të zonës.

[06/16/15]   Agjensia 'Albania Alpine Tourist Centre’' vazhdon turin e radhes ne nje nder destinacionet me te vizituara te shqiperise, Parku Kombetar Valbone.
Fundjave e paharrueshme mes magjise se alpeve, mrekulline dhe freskine qe vetem Lugina e Valbones d'i te ofroje.
►Çmimi i udhëtimit 55 euro për person ku përfshihen:
• Transportin *Tiranë – Vau Dejes – Koman. *Koman – Valbone. *Valbone – Prizren – Tirane & cdo levizje tjeter sipas pogramit
• Bileten e Tragetit Koman – Fierze (2 ore : 30 minuta lundrim)
• Fjetjen në shtepi alpine te zones
• Dreka & Darkën e ditës së parë + mëngjesin e ditës së dytë.
►Në çmim nuk përfshihet:
– Cdo gjë që nuk është përmendur në listën përfshihet.
Per rezervime kontaktoni ne nr.tane:
+355685700577
+355699888668
E-mail: [email protected]

Një nga udhëtimet që nuk duhet humbur si dhe një nga vendet që duhet vizituar patjetër është Valbona. Lumë dhe fshat. Një mrekulli e natyrës, përjetimi i së cilës të thërret që të rikthehesh.

Nuk ka nevojë për shumë kohë. Një udhëtim përmes Drinit deri në Tropojë e më pas Valbona është vetëm 45 minuta larg. Lumi do të jetë shoqërues rruge deri në burimin e vet.
Pasi të shohësh kaltërsinë e Valbonës, asnjë lumë nuk do të të pëlqejë më. Kjo është në fakt ndjesia që të krijon momenti i parë që përballesh me lumin Valbonë pak pasi del nga qyteti i Bajram Currit.
Rruga po u nënshtrohet punimeve, duke u zgjeruar dhe shtruar me çakëll, ndërkohë që përgjatë gjithë gjatësisë së saj Valbona nuk të "ndahet" duke qenë një shoqëruese e mirë.

Teksa udhëton (me makinë ose në këmbë, ky i fundit i preferuar më shumë nga të huajt) kaltërsia e lumit të magjeps, teksa në të dy krahët ngrihen malet e larta që edhe në fillim të verës vazhdojnë t'i kenë majat e mbuluara me dëborë.
Çdo vit numri i vizitorëve vendas dhe të huaj ka pësuar rritje. Shtëpitë e banorëve janë të hapura për "mysafirët", siç dëshirojnë t'i quajnë turistë dhe vizitorët, banorët vendas. Tashmë kullat janë restauruar dhe akomodohen vizitorët e shumtë që shkelin Valbonën në këto ditë të nxehta qershori.

Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës, majës së Bardhë, bora qëndron përjetësisht si një qeleshe e bardhë mbi kokën e malësorit, ndërsa ujëvara e Rrogamit pranë fshatit Valbonë, ku buron lumi me të njëjtin emër, ku prindërit nxitojnë t'i pagëzojnë vajzat kur lindin, është një sfidë për çdo alpinist profesionist.

Ushqimi në Valbonë është tradicional: mish keci, qingji në hell (fërlig), troftë Valbone, çorbë, gjizë me speca djegës, qumësht, mjaltë dhe djathë deleje, maze, bukë misri (leqenik), kos të kulluar dhe fli, pra janë të gjitha produkte biologjike të zonës.

Udhëtimi

Për të vajtur në Valbonë, udhëtimi më i preferuar është ai me traget. Pikënisja nga Tirana, ndërkohë që deri në Koman udhëtohet me furgon. E më pas një udhëtim 2-orësh, por çlodhës mbi lumin Drin. Ndalesa e tragetit është vetëm 10 minuta nga qyteti i Bajram Currit.

Agjensia e udhetimit Albania Alpine Tourist Centre ofron: ➤ Udhetim i konfirmuar per ne Valbone, ne datat 23-24 Maj vetem 55 Eur per person.

Ne cmim perfshihet:
✓ Udhetimi vajtje - ardhje me target dhe automjet komod.
✓ Akomodimi ne Valbone per 1 nate
✓ Trajtimi me 3 vakte (dreka dhe darka diten e pare dhe mengjesi diten e dyte)
✓ Shetijet sipas programit
✓ Shoqerues gjate gjithe udhetimit

Nuk perfshihet ne cmim:
✘ Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “Perfshihet”
Dita I:
Nisemi nga Tirana në orën 07:00 mengjes, për të përshkruar rrugen Tirane – Vau Dejes – Koman, ku ne oren 12:00 do te behemi pjestar te ekuipazhit te tragetit, ku udhetimi do te zgjasin 2 ore permes Liqenit Koman, do keni mundesi per te shijuar bukurit qe ofron kjo pike.Sapo te mberrijme ne Lugine ofrohet dreka me ushqim tradicional.
Darka do te jete perseri me gatime tradicionale dhe pas darke kohe e lire per tu argetuar ne grup. Nuk do te mungojne lojrat e ndryshme per te kaluar nje darke te kendshme.
Dita II:
Pasi te konsumojme mengjesin fillojme nje dite tjeter interesante. Me pas udhetojme pergjate rrjedhes se lumit, permes pyllit te Rogamit deri sa te mberrijme ne ujvaren e Rogamit. Mundesi per foto dhe per tu relaksuar me pamjen fantastike qe ju ofrohet.
Pas kesaj shetitje nisim udhetimin e kthimit neperjet Kosoves Kthimi drejt Tiranes me mundesi per te pushuar. Mberritja ne mbremje.
Per prenotime ju lutem kontaktoni ne Nr.tane
+355685700577
+335699888668

Mirmengjesi miq!
Pamje e paperseritshme qe ofron fshati Dragobi.
Dite te mbare.
*** Stafi***

***Mirmengjesi miq***
Ju urojme fundjave te mbare :)

Agjensia e udhetimit Albania Alpine Tourist Centre ofron: ➤ Udhetim i konfirmuar per ne Valbone, ne datat 2-3 Maj vetem 49 Eur per person.
Kaloni fundjaven ne nje nga pikat turistike me te bukura te vendit tone. Lugina e Valbones eshte zona turistike me e vizituar ne rrethin e Tropojes, madje nga me te vizituarat ne Alpet Shqiptare.
Ne cmim perfshihet:
✓ Udhetimi vajtje - ardhje me mjet komod
✓ Akomodimi ne Valbone per 1 nate
✓ Trajtimi me 3 vakte (dreka dhe darka diten e pare dhe mengjesi diten e dyte)
✓ Shetijet sipas programit
✓ Shoqerues gjate gjithe udhetimit
Nuk perfshihet ne cmim:
✘ Dreka diten e dyte dhe pijet
✘ Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “Perfshihet”
Dita I:
Nisja do te behet nga Tirana ne oren 7 te mengjesit duke ju drejtuar pikes kufitare te Qafe Morines. Ndalesa e pare do te behet buze liqenit te Fierzes ku do te krijohet mundesia per te pushuar dhe pire nje kafe. Pas kesaj ndalese i drejtohemi Kosoves duke kaluar mes qyteteve te Prizrenit dhe Gjakoves e me pas rikthehemi ne Shqiperi dhe dhe i drejtohemi destinacionit tone, Valbones. Dreka do te konsumohet ne Valbone me gatime tradicionale dhe bio.
Pasdite do te vizitojme luginen e Valbones me liqenin e Xhemes dhe Mullirin e vjeter dhe kohe e lire per relaks ne Fushen e Gjese.
Darka do te jete perseri me gatime tradicionale dhe pas darke kohe e lire per tu argetuar ne grup. Nuk do te mungojne lojrat e ndryshme per te kaluar nje darke te kendshme.
Dita II:
Pasi te konsumojme mengjesin fillojme nje dite tjeter interesante. Me minibus udhetojme pergjate rrjedhes se lumit, perms pyllit te Rogamit deri sa te mberrijme ne ujvaren e Rogamit. Mundesi per foto dhe per tu relaksuar me pamjen fantastike qe ju ofrohet.
Pas kesaj shetitje nisim udhetimin e kthimit per ne Shqiperi perseri neperjet Kosoves por kesaj here duke ndaluar ne qytetin e Prizrenit. Prizreni, qytet i lashte historik prane Lumebardhit, nen shpatet piktoreske te Sharrit, eshte nje nder qytetet me te vjetra dhe me nje histori te gjate dhe te pasur ne Kosove.
Kohe e lire per dreken e me pas nje vizite e qytetit duke perfshire Uren e Gurit, shtepine e Lidhjes se Prizrenit dhe Carshine (pazarin) e vjeter.
Kthimi drejt Tiranes me mundesi per te pushuar. Mberritja ne mbremje.
✎ Shenim: Gjate kalimit te kufirit cdo person duhet te jete pajisur me karte identiteti ose Pashporte.
Kontakt:
[email protected]
Cel: +355 (0) 68 57 00 577
Cel: +355 (0) 69 98 88 668

Mirmengjesi miq.
Nje dite te mbare :)

*** STAFI***

E ku ka më bukur të zgjohesh dhe gjëja e parë që do shohësh është një relitet përrallor, një vlerë e ruajur ndër vite dhe sot e gatshme t’i falë bukurinë dhe hijeshinë e saj njerëzimit.

Mirëmëngjesi miq!
Shfrytëzoni këto ditë me familje, miqtë tuaj në mrekullinë e mëmës natyrë, Valbonë.
Paketat janë active çdo ditë.

Ju mirëpresim.

Mirmengjesi miq!
****Pamje nga destinacioni natyror i Shqiperise, kompleks dukurish interesante qe vetem Valbona ua ofron****
Jave te mbare! :)

Mirmengjesi!

Ju urojme nje fundjave te mbare, sidomos juve qe po e shijoni ne valbonen tone krenare.

Valbona, mrekullia mes alpeve shqiptare
Hap sezonin turistik për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, ushqimit tradicional etj.
Valbona u tregon udhëtarëve madhështinë e saj përmes maleve hijerënda, pastërtinë përmes ujit të kristaltë, mikëpritjen e saj përmes njerëzve të mrekullueshëm të kësaj zone.
Në çdo aspekt që mund të shikohet Valbona është sinonim I së bukurës.
Prandaj Agjensia Turistike ‘’Albania Alpine Tourist Centre, ka menduar për të gjithë turistët si vendas ashu dhe të huaj.
Sigurimin e këtij udhëtimi, nisja nga Tirana me autobus, një udhëtim komod me shoqërues deri në Valbonë, I cili orienton gjthë aktivitetin turistik.
Njihuni me zhvillimin e kësaj zone ndër vite, si dhe historinë se si arriti të bëhej një ndër zonat më të frekuentuara.
Në paketë përfshihen:
*** Nisja nga Tirana me autobus***
*** Shoqëruesi I aktivitetit turistik***
*** Sigurimi I fjetjes në një ndër hotelet më të kompletuara të kësaj zone***
*** 3 vakte ushqim bio***
Janë të mirëpritur të gjithë të interesuarit.
Për më tepër kontaktoni në numrat tanë:
+355685700577
+355699888668

Photos from Albania Alpine Tourist Center's post

" Valbona " -Mrekullia ne mes te alpeve shqipetare "

" Buzeqeshja e natyres fjale e bukur dhe pa shkronja "
" Oazi i qetesise shpirterore"
" Valbona "

Pershendetje Miq!

Festat e 7-8 Marsit po afrojne dhe Agjensia jone ka menduar per turin e rradhes , ne piken turistike te Valbones .
3-dite te mrekullushme ne "Alpet e Veriut"

-Nje udhetim i paharrushem ne shoqerine e Guides Profesionale dhe Akomodimit ne Hotel.
Udhetimi do behet me autobus - per ne destinacionin e cilesuar si
" Perla e Alpeve SHqipetare "
-Nisja do te behet nga Tirana me dt : 06.03.2015.
-Vizita panoramike ne qytetin e B.Currit .
-Relaks ,shetitje dhe atmosfere festive :

Nga vendi me piktoresk e nostalgjik nisemi me me dt : 08.03.2015,
per ne Kryeqytet Tirana .
-Per ti shijuar te gjitha keto :
Ju ofron: "Agjensia turistike Abanian Alpine Tourist Centre"
Nje cmim modest vetem 89 euro,
-Per me shume na kontaktoni ne -
Cel: 0699888668
Cel: 0685700577
[email protected] .

Ju Mirepresim !

Pershendetje Miq Te Faqes!! Ju Urojme Nje Mbasdite Te Kendshme :) *Stafi*

[01/29/15]   Tashme Ne Zyren Tone Mund T'i Gjeni Guidat Per Piken Turistike Te Valbones! Mund Te Njiheni Me Gjeresisht Me Informacionet Per Kte Fshat Shum Te Frekuentuar Nga Turiste Vendas Dhe Te Huaj :) Udherrefyesi Ju Prezanton Me Cdo Detaj Te Nevojshem Per Ju Te Dashur Vizitore... Guidat Jane Ne Gjuhen Shqipe Dhe Ate Te Huaj :D Ju Mirepresim :D

Want your business to be the top-listed Travel Agency in Bajram Curr?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Videos (show all)

Location

Telephone

Address


Rruga Mic Sokoli
Bajram Curr
8702

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 11:00